Një sasi prej rreth 48 kilogramë drogë është sekuestruar nga policia italiane. Sipas medieve vendase, droga u sekuestrua në Reggio Emilia, në bashkëpunim edhe me policinë e Bolonjës. Lënda narkotike ishte e llojeve të ndryshme, ku 23 kilogramë ishin marijuanë, 5 kilogramë hashash, si edhe 20 kilogramë kokainë. Për rastin u arrestua një 44 vjeçar shqiptar.
Lënda narkotike ishte fshehur në banesën e shqiptarit, ku zakonisht banonte. Vlera e lëndës narkotike është disa miliona euro. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua për t’u transferuar në qelitë e burgut “Via Settembrini”, ku do të merret në pyetje. Në fakt, kontrollet e policisë italiane janë zhvilluar gjatë së premtes, por vetëm sot lajmi u publikua në media pas marrjes së dëshmisë së të arrestuarit.