3 mars 2014 – Polizia italiane e qytetit të Teramos arrestoi Arian Ndrekën, 30 vjeç, për trafik droge. Gjate kontrollit të banesës së shtetases rumune Daniela Mihaj, 40 vjeçe, e njohur e Arianit, u gjetën 521 gram kokainë e pastër dhe 33 500 euro që dyshohet se janë siguruar si fryt i trafikut të kokainës. Shtetasja rumune dhe Arian Ndreka u arrestuan. Ariani ishte një njohje e vjetër për policinë italiane. Në shtator 2013 atij iu kapën 50 000 euro kesh, ndërsa po i shiste kokainë një të droguari. Në këtë rast ai u përpoq të përdorte gruan e tij shtatzënë për të fshehur shumën prej 50 000 eurosh.

/gje. th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/