DURRËS, 6 nëntor 2014–  Në prill 2014 Porto Cezare, një qytezë në Provincën e Leces u trondit nga një krim makabër. Qamil Hyraj, 23 vjeç u gjet i vrarë me një plumb kalibër 22 në kokë. Qamili ishte emigrant me dokumenta të rregullta, pa precedentë penalë, i ndershëm e punëtor. Ai paradite punonte në një furrë buke dhe mbas dite punonte si bari delesh në një fermë aty pranë. Hetimet e kryera nga i mirënjohuri në Shqipëri Kataldo Mota zbuluan se vrasja ishte bërë nga Xhuzepe Roi 31 vjeç, i biri i Anxhelo Roit pronarit të fermës, ku ishte bari delesh Qamili. Xhusepja, ndërsa qëllonte me pistoletë për qef pa dashje goditi në kokë Qamilin duke e lënë të vrarë në vend. Më pas, ai i telefonoi policisë duke pretenduar se e ksihte gjetur Qamilin të vrarë, kur i kishte sjellë bukë për të ngrënë. Xhuzepja dhe i ndjeri Qamil ishin shokë me njeri tjetrin. Vrasësi u arrestua dhe u dërgua në burgun e Leçes, në pritje të procesit gjyqësor.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/