30 prill 2015 – Policia e Katanias në Siçili arrestoi Avni Kasmin, 48 vjeç për drogë. Avniu kishte edhe precedentë të tjerë penalë po për drogë. Qeni antidrogë i policisë i quajtur Vite, i gjeti Kasmit, 1,1 kg kokainë të pastër të fshehur në një sobë drush.

Avniu u arrestua në një fermë bujqësore afër qytetit të Augustës në Siçili. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun “Piazza Lanza” të qytetit të Katanias.

/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/