· Në pranga Jurgen Lleshi, Gazmir Dyzeni, Julian Lleshi, Jeton Prifti dhe Aleksandër Xhezo
DURRËS, 25 janar 2014 – Karabinieria italiane ka sekuestruar 14 tonë bakër, që i përkisnin një firme riciklimi dhe pastrimi bakri. Malli rezultonte i vjedhur dhe riciklohej, madje duke u pajisur me dokumente false si mall i ligjshëm në kantierin e firmës në rrugën “Marconi” në periferi të Milanos, në zonën e Trezzanos. Banda përbëhej nga pesë shqiptarë, dy italianë dhe një bullgar. Secili nga anëtarët e bandës kishte detyrën e vet. Dikush blinte mallin e vjedhur, dikush e transportonte, një tjetër përgatiste fatura dhe fletë-shoqërimi false për ta paraqitur bakrin e vjedhur si mall të ligjshëm. Krahas dy italianëve e një bullgari, karabinierët arrestuan edhe pesë shqiptarë pa vendbanim fiks: Jurgen Lleshi, Gazmir Dyzeni, Julian Lleshi, Jeton Prifti dhe Aleksandër Xhezo, njofton e përditshmja “Il giorno”.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





