22 maj 2015 – Baron Kubazi, 35 vjeç u arrestua nga policia e Padovës si shpërndarës droge. Policia i zbuloi në makinë një vend të fshehtë, ku ishte fshehur një pako me 500 gramë heroinë. Në banesën e Kubazit u zbulua një mini-laborator droge i pajisur me presë, me letër dhe qese plastike për ambalazhimin e drogës, peshore elektronike etj. Në banesë u sekuestruan 2,5 kg heroinë e pastër me vlerë shitje me çmim pakice 100 000 euro. Në banesë u kap edhe një pistoletë pa leje e markës Cervena Zastava si edhe rreth 1400 euro kesh të dyshuara si fryt i shpërndarjes së drogës.
Baroni kishte precedentë të mëparshëm penalë. Në shtator 2011 Baroni dhe miku i tij Rubin Agaj, ishin objekt i një atentati të kryer nga Vladimir Shkambi, 23 vjeç në kohën e atentatit. Tentativa e vrasjes ishte kryer sepse Baroni i kishte “varur kollaren” një furnitori heroine duke i marrë drogën pa i dhënë eurot.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/