·      Vdiq në vitin 2010 në moshën 21 vjeç në një aksident me makinë

·      Një emër, i cili ka vlerë jo vetëm për ata që e njihnin dhe e donin, jo vetëm për ata që e admironin talentin e tij si futbollist dhe bujarinë e zemrës së tij. Fusha e futbollit ka vlerë për shumë fëmijë, të cilët, pavarësisht se vijnë nga vende të largëta, në Pordenone kanë gjetur një shtëpi, një të ardhme, një ndjenjë komuniteti

 

DURRËS, 9 shkurt 2014 – Italianët nuk i identifikojnë shqiptarët me krimin, përkundrazi njerëzit që japin për atdheun e tyre të ri i vlerëson lart, kështu në qytetin e Pordenone-s, një kalçeto në rrugën “Julia”, do të mbajë emrin e talentit të paharrueshëm shqiptar të futbollit Enco Guza, i cili vdiq në një aksident para 4 vjetësh. Fusha e kalçetos në rrugën “divisione Julia” në qytetin e Pordenones, ku shumë djem luajnë çdo vit për ta kujtuar, do të mbajë emrin e durrsakut Enco Guza (1989-2010). Kësaj ngjarjeje i kushton një reportazh gazeta “Messaggero Veneto” e 8 shkurtit 2014 (shih faksimilen).

Organi kolegjial i qeverisjes vendore

Një emër, ky i Enco Guzës, i cili ka vlerë jo vetëm për ata që e njihnin dhe e donin, jo vetëm për ata që e admironin talentin e tij si futbollist dhe bujarinë e zemrës së tij. Fusha e futbollit ka vlerë për shumë fëmijë, të cilët, pavarësisht se vijnë nga vende të largëta, në Pordenone kanë gjetur një shtëpi, një të ardhme, një ndjenjë komuniteti. Organi kolegjial i qeverisjes vendore  (giunta comunale),  me propozim të kryetarit, miratoi më 7 shkurt 2014 vënien e emrit të një djali me origjinë shqiptare i cili vdiq në vitin 2010 në moshën 21 vjeç në një aksident me makinë, fushën së futbollit që i është dhënë për menaxhim famullisë “Zonja e Papërlyeme”. Kryebashkiaku Klaudio Pedroti (Claudio Pedrotti) tha se “patëm dëshirën të pranojmë kërkesën e shumë djemve, të cilët u angazhuan për këtë përkushtim. Unë mendoj se është një shembull i mirë për të gjithë qytetin tonw”. I lindur në Durrës më 8 maj 1989, Enco arriti në Pordenone në moshën shtatë vjet. Në lagjen Grande Rorai – me banim në rrugën “Oslavia” – e filloi jetën e tij të re. U diplomua n institutin shtetëror profesional ISIS “Lino Zanussi”.

Talenti në futboll

“Që në moshë shumë të re – thuhet në vendimin e organit kolegjal – ishte në gjendje të alternonte studimin me punën duke punuar në muajt e verës për të ndihmuar familjen ekonomikisht si dhe gjithashtu për të siguruar vazhdimin e studimeve. Qëkurse erdhi në Itali donte të kultivonte ëndrrën e futbollistit, dhuntinë e të cilit e vlerësuan shpejt trajnerë të ndryshëm të ekipeve të të rinjve, ndër të tjera përmenden klubet  San Lorenzo, Cordenons, Brugnera  dhe Porcia.

Në këtë të fundit debutoi për herë të parë me ekipin U 17 vjet. Shumë trajnerë mbajnë mend atë si një dashnor të madh të futbollit dhe me dhunti të mëdha sikurse raporton Brao Cleofa, traineri i tij kur ishte te Cordenons-i” “Ai ishte talent natyror. Lindi për të luajtur futboll”.

Një djalë bujar që e donte një komunitet i tërë

“Në kohën e lirë – vazhdon akti i organit kolegjial – shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shoqërinë bamirëse “Società San Vincenzo De Paoli”. Dhe hallë Aida kujton se “pak para se të vdiste, të premten në mbrëmje, ka luajtur futboll me miqtë. Shtunën pasdite kishte ndihmuar “San Vincenzo”-n”. Një kujtim të madh Enco-ja ka lënë edhe në famullinë “Immacolata Convenzione”, ku ai e dëshironte të kalonte shumicën e kohës duke luajtur me bashkëmoshatarët në kaleçeton ngjitur me famullinë”.

Fejsbuku vazhdon…

Këtu çdo vit, në ditën e datëlindjes së tij, organizohet turne futbolli për nder të tij. Dhe që tani mban emrin e tij. Një emër që është ende pjesë e jetës së shumë njerëzve. Nuk është rastësi që profili e tij Facebook vazhdon të jetojë në saj të atyre që ka pasur të njohur dhe që nuk do të ndalen së dashuri atë.

Shënim: Përmbledhja e shqipëruar, titulli dhe mestitujt janë të “Dyrrah”-ut.

/agjenci