ROMË, 13 mars 2013 – Gjyqtarët e gjykatës së Milanos vendosën sot të shtyjnë për të hënën seancën dëgjimore të procesit Rubygate, në të cilin Silvio Berlusconi është akuzuar për prostitucion me minorene dhe abuzime me pushtetin, për shkak të probleme shëndetësore të Cavalieres. 

Gjyqtarët, që kanë marrë një certifikatë mjekësore nga spitali i Milanos, San Raffaele kanë konstatuar rritje të tensionit të gjakut dhe se ish-kryeministri duhet të qëndrojë në spital. 

Përveç ditës së hënë më 18 mars, seancat gjyqësore janë vendosur më 20, 21 dhe 25 mars, po ky kalendar varet gjithashtu dhe nga gjendja shëndetësore e Cavalieres dhe është e pranueshme të modifikohet. 

Silvio Berlusconi, 76 vjeç, është shtruar në spitalin e Milanos pas një inflamacioni në një pjesë të syrit.