Temperaturat e larta kanë përfshirë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe shumë vende të tjera fqinje, megjithatë jo shumë larg nga ne ka nisur edhe bora.
Duket e çuditshme, por nata mes 13 dhe 14 korrikut ka qenë e vështirë për banorët e komunës së Livinjos në Lombardi, Itali. Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Livinjo është një komunë të veri të Itali dhe ndodhet në lartësi prej 1800 metër mbi nivelin e detit. Ajo ndodhet në kufirin italo-zviceran, në zonën e Alpeve.





