19 dhjetor 2013- Sipas agjensise italiane te lajmeve Ansa, policia italiane ka sekuestruar 78 ton fishekzjarre që vinin nga Kina dhe kishin për destinacion Shqipërinë. Fishekzjarret e deklaruara si “lodra” janë identifikuar në tre kontenierë në portin e “Gioia Tauro” në Reggio Calabria.Mallrat e destinuar zyrtarisht për në Shqipëri, sipas përllogaritjeve të policisë, kapnin një vlerë prej 1 milion euro, dhe do të shkaktoni një breshëri shpërthimesh që do të zgjaste 10 ditë pa pushim.Gjatë kontrolleve në port, zyrtarët doganorë u përballën me një arsenal të vertetë fishekzjarrësh. Sipas policisë janë gjetur më shumë se 3.000 paketa fishekzjarrësh, me një peshë të përgjithshme 78 ton, të cilat u sekuestruan, pasi transportoheshin pa autorizimin e kërkuar. Kjo është një periudhë që në Shqipëri mbërrijnë arsenale të tërë fishekzjarrësh dhe lëndësh shpërthyese me rastin e festave. Shumica prej tyre, ashtu si edhe kjo ngarkesë e madhe me fishekzjarre vijnë nga Kina.





