Një masakër me 3 viktima dhe 4 të plagosur ka ndodhur në Itali. Sipas TGCOM, një kryefamiljar, pas një debati, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Gjithashtu ka plagosur një fqinj dhe dy fëmijë të vegjël në banesën në via Gonario Pinna. Pas krimit, autori ka shkuar në shtëpinë e së ëmës, në Via Ichnusa, duke e qëlluar me plumb në kokë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Të plagosurit, fqinji, dy fëmijët dhe nëna e autorit të masakrës u dërguan në spitalin San Francesco në Nuoro.

Dy banesat ku ndodhi masakra u rrethuan nga policia.