Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë qëlloi për vdekje kunatën e tij. Krimi u shënua në Fossombrone ku burri vrau partneren e vëllait të tij, një grua rreth 40-vjeçare.

Menjëherë më pas ai ka shkuar në komisariat dhe ka rrëfyer duke marrë me vete edhe armën e vrasjes. Ende nuk është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur në një zonë rurale.