13 shkurt 2015 – Të mërkurën më 11 shkurt 2015, gjykata e Peruxhias vendosi urdhër dëbimin për Denis Kërçishtën, vetëm 21 vjeç.
Denisi, karrierën kriminale e filloi në një moshë, fare të njomë. Në vitin 2007 vetëm, 16 vjeç e kishte shndërruar banesën e një shqiptari tjetër, në një stacion të vërtetë për shpërndarjen e drogës. Karabinierët e arrestuan për shpërndarje kokaine dhe për mbajtjen e një dokumenti identifikimi bullgar false. Kalon pak kohë në burgun për të rinjtë dhe sapo del vazhdon të punojë si shpërndarës drogë.
Në vitin 2009, në kuadrin e operacionit Termopile arrestohet me 40 gramë kokaiën dhe heroinë, ndërsa po shpërndante drogë në qendrën historike të Peuxhias. Pas arrestimit përfundon në Burgun Capanne, ku kalon ca kohë e më pas në arrest shtëpie.
Në janar të vitit 2014 arrestohet përsëri për shpërndarje kokaine. Për thuajse një vit zhduket nga qarkullimi, por më së fundi arrestohet nga karabinierët. Tashmë, gjykata i jep Denisit urdhërin e dëbimit dhe karabinierët e shoqërojnë për në Aeroportin e Fiumicinos, nga ku do të kthehet për në Shqipëri.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





