Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 39-vjeçari ditën e djeshme në Breshia, Itali.
Shtetasi italian me origjinë rumune, ka dalë në ballkon për të pirë një cigare, por kangjellat ku ishte mbështetur nuk e kanë mbajtur dhe për pasojë ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash duke humbur jetën.
Viktima është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda, sidomos në pjesën e kokës.
Mbi këtë aksident fatal kanë nisur hetimet në lidhje me cilësinë e punimeve dhe mirëmbajtjen e ndërtesës.