Dhe… për fat të keq… rezultati tregoi se ajo ishte politikane. Deputetja italiane e Forza Italia, Daniela Santanche, ishte ajo që u votua si e tillë nga më shumë se 95 mijë lexues të L’Espresso. Për ne shqiptarët, deputetja italiane është e njohur për deklaratat e fare pa kripë, pasi në prill të vitit të kaluar, deklaroi për mediat, se emigrantët duhej të mbyteshin në det, ashtu siç Italia kishte bërë më parë me shqiptarët.
Edhe kjo nuk është ndonjë deklaratë më pak budallaqe, por italianët zgjodhën një tjetër, edhe më të tmerrshme…
Dhe… ne këtu në Tiranë pastaj qahemi për deputetin Eduart Ndocaj, të cilit i pëlqen stili i lopçarit amerikan… Ai është lule, deklaratat e tij janë ku e ku më të rregullta se ajo e Daniela Santanche.
Deklarata që i dha këtë çmim deputetes italiane ishte një ‘cicërimë’ në Twitter, lidhur me tragjedinë ajrore të marsit të vitit të kaluar, ku një avion i Germanwings u rrëzua, duke shkaktuar 150 viktima. Ajo çfarë Santanche kishte lëshuar në Twitter ishte: “Çfarë origjine kanë pilotët e autobusit të rrëzuar???”
Krejt pa lidhje… kush e di se ku e kishte mendjen Santanche kur shkroi një mesazh të tillë…
N. H.