DURRËS, 1 shkurt 2014 – Artan Beshi 42 vjeç u dënua me 30 muaj burg dhe 350 euro gjobë për vjedhjen e një vile në provincën e Savonës, komuna e Kajros (Cairo Montenotte), njofton portali “ivg.it”. Kushëriri i tij Maranglen Beshi 27 vjeç u dënua me 20 muaj burg për të njëjtin krim. Dy kushërinjtë u dënuan nga gjykata për të paguar 4 000 euro dëmshpërblim familjes, vilën (në foto) e së cilës e kishin vjedhur.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





