24 prill 2015 – Gjykata e Imperias (afër kufirit italo-francez) dënoi Albert Hallullin, 37 vjeç, me 22 muaj burg, sepse kishte fyer, kërcënuar dhe ngacmuar ish-bashkëjetuesen e vet 38-vjeçare. Sipas gjykatës Alberti në periudhën prill-gusht 2011 i kishte dërguar ish-të dashurës SMS, videothirrje dhe telefonate fyese e kërcënuese.
Ai disa herë kishte shkuar në barin ku punonte ishi i tij dhe e ka fyer e kërcënuar në sy të klientëve dhe nënës së 38-vjeçares, që ishte pronarja e barit. Alberti madje ka vazhduar me fyerje dhe kërcënime edhe pasi gjykata kishte nxjerrë një urdhër mbrojtje për ish-bashkëjetuesen e tij.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”