DURRËS, 22 janar 2014 –Gjykatësi italian Emilio Fois i gjykatës së Savonës pranoi gjykim të shkurtuar për shqiptaren Xhulianë Ymeri, 22 vjeç, e akuzuar për posedim të 120 gramëve heroinë së bashku me të dashurin e saj Alfred Tanushaj 28 vjeç, njofton radio Savona. Ai e dënoi Xhulianën me tre vjet burg. Koha e vuajtjes së dënimit fillon, që nga koha e ndalimit nga karabinierët në stacionin hekurudhor të Mongrifones.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/