DURRËS, 5 shkurt 2014 –Prokuroria e Savonës çoi në gjykatë një nga rastet më të bujshme të grabitjes me armë. Dy vjet më parë (shkurt 2012) dy italianë dhe dy shqiptarë Dimitraq Kalemai dhe Erjon Hoxha grabitën me dhunë avokaten e njohur penaliste të qytetit të Savonës, atë vit – 50 vjeçe, Emi Roseo (në foto, duke treguar ngjarjen). Nën kërcënimin e armëve ajo dhe e bija 14 vjeçe u mbajtën peng derisa hapi kasafortën e familjes. Të katër banditët morën një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuterish të familjes. Banda rrezikon dënime të rënda mbi dhjetë vjet burg, sidomos italiani Andrea Chimenzo, që ishte organizatori i grabitjes. Një pjesë e parave dhe bizhuterive të vjedhura u gjetën nga karabinierët italianë. Ato do t’i kthehen familjes së të dëmtuarit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/