3 mars 2014– Dritan Demiraj, 29 vjeç, u arrestua nga karabinierët i akuzuar për vrasjen e ish bashkëjetueses Lidia Nusdorfi, 35 vjeçe, banore e qytetit të Riminit (Itali). Dritani e vrau ish bashkëjetuesen për motive xhelozie. Me të ai kishte një fëmijë (atësia e njohur rregullisht) dhe një fëmijë tjetër nga një martesë e mëparshme. Lidia e kishte lënë Dritanin rreth 6 muaj më parë, sepse kishte zënë një të dashur të ri 23 vjeçar, që ishte kushëriri i Dritanit. Fëmija, që ajo kishte me Dritanin, vazhdonte të jetonte me të jatin.
Vrasja ndodhi në stacionin e trenit Mocate (Mozzate) të qytetit të Komos. Në fillim Dritani paraqiti një alibi të hekurt. Punëdhënësi i tij italian dëshmoi nën betim se në kohën, kur ndodhi vrasja Dritani ishte duke punuar në furrë. Më vonë karabinierët provuan, që Dritani dhe punëdhënësi i tij, një pronar furre buke në qytetin e Riminit, kishin gënjyer. Punëdhënësi u arrestua për përkrahje pas kryerjes së krimit, ndërsa Dritani për krim pasional (vrasje).
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





