Një 21-vjeçar shqiptar u vu në pranga në Itali, pasi në apartamentin ku banonte u gjetën pesë pako me kokainë. Ngjarja ndodhi në Lissone, në rrugën “IV Novembre”, ku agjentët e Policisë bastisën një shtëpi dhe gjetën një armë, plumbat e fshehur në një kuti antibiotikësh, pesë pako kokainë, nëntë telefona celularë, karta telefoni, një kapuç dhe doreza, që dyshohet se përdoreshin për grabitje.

Mësohet se shtetasi shqiptar nuk ishte i pajisur me leje qëndrimi në Itali. Gjithashtu u arrestua edhe një vajzë 20-vjeçare, e cila jetonte me të riun dhe punonte si prostitutë në Monza. Dyshohet se vajza nuk ia kishte idenë se çfarë fshihej në apartament.