DURRËS, 27 janar 2014 –Policia e rajonit italian të Askolit organizoi operacionin antidrogë “Chronos Cross” në qytetin e San Benedetos. Në duart e policisë italiane ra e gjithë banda shqiptare, që merrej me trafikim dhe shpërndarje droge (kryesisht kokainë e ardhur nga Holanda). Kapobanda Bledar Abazi, i cili, sipas policisë italiane, është me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali dhe me origjinë nga Durrësi, arriti t’i shpëtojë përkohësisht arrestit. Pas shumë përpjekjesh, policët mundën ta arrestojnë në stacionin hekurudhor të Romës. Më pas ai u dërgua në burgun Rexhina Celi, po në Romë, në pritje për t’u përballur me drejtësinë.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/