6 qershor 2015 – Prokuroria e Pordenones më në fund shqyrtoi akuzat e bëra ndaj Erdit Xhupit, 25 vjeç dhe mikut të tij 22-vjeçarit Jani Mecanit, lindur në Durrës dhe banues në qytezën e San Vito a Tagliamento-s.
Ata akuzohen se në korrik 2012 kanë vjedhur një palë të mbathura në dyqanin “Mister Max” në qytezën e Maniagos. Meqenëse Jani mori përsipër plotësisht fajin për vjedhjen e të mbathurave, prokuroria tërhoqi akuzat ndaj Erditit. Gjithsesi kalvari i vjedhjes së të mbathurave vazhdoi në Gjykatën e Apelit të Triestes, ku Jani Mecanit iu konfirmua dënimi me 10 muaj burg për këtë vjedhje.
Në çështjen gjyqësore të të mbathurave është përfshirë edhe një afrikano-verior emigrant në Itali. Pritet, që avokatët e Mecanit ta apelojnë çështjen e të mbathurave në Gjykatën e Kasacionit të Triestes, e cila besohet se do ta shqyrtojë këtë çështje brenda 3 viteve të ardhshme.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/