DURRËS, 19 shkurt 2014 – Një patrullë e karabinierisë arrestoi në Milano durrsakun Marsel Bedulla 25 vjeç, njoftoi media vendase. Arrestimi u krye në orën 6 e 30 të 19 shkurtit 2014 në rrugën Arxhelati (Argelati). Iu gjendën në makinë 41 kg heroinë e pastër e ambalazhuar në 81 pako të vogla. Marseli qëndronte si klandestin, pa dokumente të rregullta në Itali. Karabinierët u përpoqën ta paraqesin arrestimin e Bedullës si të rastësishëm, si thjesht një dyshim i çastit i patrullës së karabinierëve. Normalisht një paraqitje e tillë bëhet për të okultuar burimin e informacionit, që çoi në kapjen e një sasie të tillë jo të vogël droge të rëndë të llojit heroinë.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





