Itali, 25 shtator 2014 – Policia e qytetit të Mestres, Provincia e Venecias nëprmjet Operacionit “Mammuth”, neutralizoi një bandë hajdutësh të dhunshëm shqiptarë. Banda e armatosur grabiste shtëpi e vila në Italinë e veriut por edhe në Zvicër.
Në prangat e policisë ranë: Fejzi ( Luis) Kulluri, 25 vjec i akuzuar ndër të tjera për grabitjen me armë të pronarit të diskotekës “Odissea di Monastier”. Kulluri u arrestua në qytezën e Kaorles (Caorle), në Provincën e Venetos. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe Elkier Thomai, 30 vjec. Ledjan Bozhani, 30 vjec anëtar i bandës u shpall në kërkim, sepse para se ta arrestonin, u arratisë për në Shqipëri.
Ledjani, ndonëse i siguronte mjetet e jetesës me vjedhje dhe grabitje, për tu maskuar ishte regjistruar si i vetëpunësuar në qytezën e Kuarto d’Altinos (Quarto d’Altion) po në Provincën e Venetos.
/Gj.Th. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





