Dy shqiptarë janë identifikuar nga policia italiane, si persona përgjegjës për vjedhjen e gurëve të çmuar dhe sendeve të tjera me vlerë nëpër banesa. Vjedhjet kanë ndodhur në zonën e Boccea, në Romë, dhe dy shqiptarë janë indentifikuar. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, ndërsa ata janë të njohur për policinë. Mes sendeve të vjedhura janë gurë të çmuar, vathë, varëse, objekte të lyer në ar.

Tashmë policia është duke punuar për t’i kthyer pronarëve të ligjshëm sendet e vjedhura.