6 dhjetor 2014 – Këtë të premte më 5 dhjetor 2014 karabinierët ePeruxhias arrestuan dy shqiptarë shpërndarës drogëedisi të vecantë. Bëhet fjalë për dy studentë të shkencavepolitike dhe marëdhënieve ndërkombëtare, të cilët për pak provime diplomoheshin. Karabinieria, ndërsa ka publikuar emrat e dy studentëve shpërndarës droge, nuk jep emrat por vetëm inicialet e tyre. Ata janë Q. L. 27 vjeç dhe M.E. 25 vjeç.
Arrestimi i dy studentëve ndodhi, sapo ato dolën nga mensa, ndërkohë u krye edhe kontrolli i dhomave të konviktit, ku banonin dy studentët. Gjatë kontrollit u gjetën 30 gramë kokainë me padsërti 70%, materiale për ambalazhimin e drogës si edhe një peshore elektronike precizioni. Dy studentët, pas arrestimit u dërguan në Burgun Kapane (Cappane) të Peruxhias.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





