Dy shtetas britanikë me origjinë irakiane janë arrestuar ditët e fundit në Bari, me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta "Gazzetta del Mezzogiorno". Dy të arrestuarit, të dy të moshës 31 vjeç, dyshohet se janë pjesë e grupit "Ansar Al Islam". Ata dyshohet se kishin mbërritur në Bari për të dorëzuar disa pasaporta false te persona të interesuar.

Arrestimi i tyre ka ardhur disa ditë pas vënies në pranga të një 39-vjeçari irakian, i cili është kapur me dokumente false.

Dy të arrestuarit favorizonin hyrjen e klandestinëve në Bashkimin Europian. Sipas autoriteteve italiane, ata nuk kanë lidhje me atentatet e Brukselit.