21 mars 2014 – Të enjten në orët e vona të natës Alban Lilaj, 41 vjeç u ekzekutua në mënyrë mafioze me dy të shtëna pushke. Ai ishte i martuar me një fëmijë motak. Vrasësit i kishin zënë pritë në derën e shtëpisë, një banesë në rrugën “30 aprile”. Albani besohet se kur iu bë atentati po kthehej nga Hotel Kontinental Nord i qytezës së Bartolinos (afër Veronës), ku punonte si punonjës mirëmbajtje. Hetimet e karabinierëve nuk kanë arritur të hedhin dritë mbi vrasësit apo motivet e vrasjes.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/