2 shtator 2013- Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Itali. Krimi ka ndodhur në Piacenza, përpara nje bari ku viktima ishte ne shoqërinë e nje shqiptari tjetër. Sipas mediave italiane viktima eshte identifikuar si shtetasi Sadik Hajderasi, 40 vjec, nderkohe qe i plagosuri 35 vjecari Artur Kala.Policia ka bërë me dije se autorët kanë qenë me një automjet dhe kanë qëlluar mbi viktimën me armë zjarri. Në fillim ai ka tentuar të largohet nga vendi, pasi kishte marrë një plumb, por autorët kanë qëlluar sërish duke e lënë të vdekur.Pas kësaj, autorët janë larguar me të njëjtën makinë. Policia ka nisur hetimet, por sipas mediave italiane për momentin nuk është bërë me dije asnjë pistë.
/panorama/





