24 janar 2015 –  Gjykata e Parmës dënoi Elis Çilin, 28 vjeç me5 vjet burg dhe 18 000 euro gjobë. Elisi, në janar 2014 ishte kapur me 104 gramë heroinë dhe 225 euro të fituara nga shpërndarja e drogës.

Pasi kishte dalë nga burgu, me masën e sigurisë detyrim paraqitje, deri sa të bëhej gjyqi, Elisi ishte kapur përsëri me drogë.

Pas vendimit të gjykatës, ai u dërgua në Burgun e Parmës për të vuajtur dënimin.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/