22 dhjetor 2014 –  Tashmë, dhuna në familjet e emigrantëve shqiptarë në Itali është bërë një lajm tepër i shpeshtë në mediat italiane. Rasti më i fundit ishte në Lagjen Bolzaneto të Gjenovës, ku një emigrant shqiptar terrorizoi gjithë familjen.  41 vjeçari shqiptar i pirë tapë fillon ta shajë dhe pështyjë të shoqen 36 vjeçare, pastaj ia hyri me një breshëri shpullash. I biri 15 vjçcar ndërhyn në mbrojtje të së ëmës, por i ati e godet me grushta dhe e rrëzon për tokë. Ndërhyn e ëma 80 vjeçare, por edhe ajo goditet me shuplaka nga i biri.

Si përfundim, plaka e shkretë përfundon në spital, ku duhet të rrijë e shtruar të paktën 10 ditë për probleme me shtyllën kurrizore. Djali 15 vjeçar i telefon karabinierisë duke e shpëtuar familjen nga babai padron i dhunshëm.

Historia e rrahjes së gruas kishte filluar 4 vjet më parë, por ajo nuk e kishte denoncuar të shoqin, madje edhe plagët e marra herë pas here, i kishte mjekuar në shtëpi. Bashkëshorti i dhunshëm u arrestua pak orë më vonë dhe u dërgua menjëherë në Burgun e Gjenovës. Për gruan, djalin dhe nënën e të arrestuarit gjykata italiane lëshoi urdhër mbrojtjeje.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/