20 shkurt 2015 – Ernest Lulashi, 23 vjeç, emigrant në Itali dhe me dokumente të rregullta, humbi jetën në një aksident automobilistik. Lulashi po ngiste Fiat Punton e vet, kur humbi kontrollin e mjetit dhe duke dalë në korsinë tjetër u përplas me një Golf.
Lulashi humbi jetën në vend, ndërsa shoferi i Golfit pësoi vetëm plagë të lehta. Aksidenti ndodhi afër qytezës së Sasokorvaros (Sassocorvaro) në Provincën e Urbinos. Me ndarjen e parakoshme nga jeta, Lulashi la në pikëllim të thellë familjarët, të afërmit, miqtë e shokët shqiptarë dhe italianë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





