DURRËS, 17 TETOR 2014 –  Karabinierët e qytetit të Peruxhia arrestuan në flagrancë Fejzulla Tomçinin, 22 vjeç, ndërsa po shpërndante kokainë me një motoçikletë me numër kubikësh të lartë. Pasi u kontrollua në trup iu kapën 6 doza kokainë dhe rreth 3 000 euro kesh, që besohet se janë fryt i shitjes së dorgës. Eurot iu sekuestruan, ndërsa Fejzullau u dërgua në stacionin e karabinierisë, në pritje të gjykimit për shpërndarje droge. Tomçini ka precedentë të mëparshëm penalë për drogë. Ai në janar 2014 ishte dëbuar nga Italia, por pas dy muajsh ishte rikthyer ilegalsiht në Itali dhe kishte rifilluar “zanatin” e shpërndarjes së drogës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/