31 maj 2015 – Në qytezën e Konselves (Conselve) në Provincën e Padovës një furgon Fiat 6 me 4 pasagjerë doli nga rruga dhe goditi murin e një banese. Furgoni e shkatërroi plotësisht murin duke hyrë brenda në dhomë.
Një familje shqiptare me 4 anëtarë ishte në dhomë, në momentin kur furgoni goditi murin. Fatmirësisht asnjë nga anëtarët e familjes nuk u plagos. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrat e familjes shqiptare, por kanë publikuar foton e kryefamiljarit në mes të rrënojave të banesës.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/