Itali, 11 mars 2014 – Gjykata e qytetit të Ferrarës në Itali hapi të hënën procesin gjyqësor për anëtarët e fundit të një bande trafikantësh ndërkombëtarë droge. Në vitin 2010, karabinieria italiane me anë të një operacioni të koduar “Katedralja 2010”, shpartalloi një bandë trafikantësh ndërkombëtarë droge. U arrestuan gjithsejt 38 persona, ndërmjet tyre edhe shqiptarë për trafik drogash të rënda (kokainë dhe heroinë) në Belgjikë, Gjermani, Shqipëri, Itali madje edhe në zemër të Milanos, pranë katedrales së quajtur “Duomo” e Milanos.

Dy anëtarë të bandës, Gentjan Nezha datëlindja1979 dhe Astrit Rika datëlindja 1985 do të gjykohen nga gjykata e Ferrarës. Eksponentë të tjerë shqiptarë të bandës si Enis Sula (1983), Ylli Shehu (1982), Gerald Reka (1985), Leonard Plaku (1980), Ilir Mehmet Hoxha (1975), Luk Markvukaj (1985), Eduard Gjokaj (1984), Vladimir Bushi (1978),Sazan Bushi (1973), Elton Avdyli (1983) dhe Enkeled Avdyli (1978) u dënuan nga gjykata e Bolonjës së bashku me anëtarët italianë të bandës në fund të vitit 2013.Nezha dhe Rika rrezikojnë dënime shembullore, që shkojnë deri në 18 vjet burg, ndonëse avokatët e tyre po bëjnë të pamundurën për të lehtësuar pozicionin e klientëve të vet.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/