19 nëntor 2015 – Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në Bergamo të Italisë.  29-vjeçari Arben Vorfi u gjet pa jetë në banesën e tij në Treviljo.

Nga hetimet e para është mësuar se ai është qëlluar tri herë me pistoletë. Një nga plumbat me të cilën u vra Vorfi, ka lënë shenjë edhe në qepen. Trupi i pajetë u gjet nga katër miqt e tij.

Mësohet se Arben Vorfi ka qenë person me precedent penal. Sipas investiguesve vrasësi e njihte mirë viktimën e me shumë gjasa flitet për një larje hesapesh mes tyre.

/portali DurresLajm/