DURRËS, 9 shkurt 2014 – Një patrullë e karabinierisë së qytetit të Lekos (Lecco) afër Milanos përpiqet të ndalojë një veturë me tre persona në të. Karabinierët dyshonin kishin vjedhur me dhunë një byzylyk të kushtueshëm (në foto) në një shtëpi në qytezën e Molteno-s. Njëri nga udhëtarët e makinës u largua me vrap, ndërsa dy të tjerët u përleshën me karabinierët. Nga përleshja mbeti i plagosur lehtë një karabinier. U arrestuan Omer Prushi 36 vjeç dhe Eris Gjonaj 29 vjeç. Të dy shqiptarë banonin në Milano me dokumente jo të rregullta dhe mbaheshin në vëzhgim. Ata do të dalin në gjyq më 17 shkurt 2014, njoftojnë mediet vendase.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






