Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, në zonën e Liguria, pranë Genova-s. Një 19-vjeçar është vrarë me armë gjahu nga një gjuetar pasi ky i fundit e ngatërroi me një derr të egër.

I riu i quajtur Nathan Labolani, banor i provincës Imperia, u qëllua në bark nga gjuetari. Incidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari po ecte të dielën në mëngjes me qenin e tij në një zonë pyjore. 

Personi i akuzuar për ngjarjen është një gjuetar 29 vjeç i cili ngatërroi të riun me prenë e vet.

Vrasja e të riut ka sjell shqetësime për masat që duhen marrë gjatë zhvillimit të gjuetisë.