"Makina ishte e pajisur me sisteme të ndryshme të sigurisë dhe kolegu im ishte një kryeinxhinier me shumë përvojë."
Pra, kolegët e Edmond Llukës, kanë rindërtuar shkaktarët që çuan në vdekjen tragjike më 30 gusht, pesë vjet më parë
IVREA, 26 maj 2013– "Makina ishte e pajisur me sisteme të ndryshme të sigurisë dhe kolegu im ishte një kryeinxhinier me shumë përvojë."
Pra, dy ditë më parë, kolegët e Edmond Llukës, 33 vjeç, i cili jetonte nëSan Giorgio Canavese, nga Durrësi, kanë rindërtuar shkaktarët që çuan në vdekjen e tij tragjike më 30 gusht pesë vjet më parë, duke punuar si punëtor krahu në Pmp srl në Baldissero Canavese.
Ata u paraqitën si dëshmitarë në gjyq, përpara gjykatëses Marianna Tiseo në gjykatën e Ivreas ku Mauro Patrucco, pronari i fabrikës, i specializuar në prerjen e fletëve metalike për makinat, është akuzuar për kryerjen e vepës penale për vrasje.
Dy ditë më parë janë paraqitur dëshmitë e menaxherëve dhe kolegëve të Llukës, të thirrur për të dëshmuar nga avokati mbrojtësRenzo Cocchi, Gjykata e Torinos. Ngjarja që çoi në vdekjen e 33 vjeçarit durrsak pesë vjet më parë ende ka shumë anë të errëta.
Punëtori i ri është gjetur nga punëtorët e tjerë i shtrirë përdhe pranë makinerisë ku ai punonte. I grimcuar nga rrafshimi ai vdiq i mbytur nga presioni i ushtruar nga makineria. Një aksident i tmerrshëm. Një vdekje e tmerrshme.
Si ka ndodhur kjo, pavarësisht nga të gjitha aparaturat me përvojë të sigurisë, dhe puna e konsiderueshme që bënte 33 vjeçari durrsak, pyetja mbetet çelësi për këtë proces. Pra, shumë pikëpyetje, për t'ju dhënë një përgjigje, pasi u dëgjuan shumë dëshmitarë, seanca tjetër është lënë të zhvillohet më 20 shkurt, ku do të dëgjohen ndjekësit dhe konsulentët e mbrojtjes, do të shikohen filmimet e ruajtura nga dita e tragjedisë se ato të mëparshme.
"Për ne kjo ngjarje ishte një fatalitet tragjik i pashpjegueshëm – thotë avokati Cocchi – sistemet e sigurisë ishin absolutisht aktive dhe në standart të lartë. Kompania i kushton rëndësi të madhe këtij aspekti. Viktima autor i këtij incidenti ishte me përvojë dhe i ndershëm, aq shumë saqë ai kishte qenë i emëruar si kryeinxhinier. Për fat të keq në kohën e aksidentit askush nuk ishte pranë tij, askush nuk mund të shihte se si gjërat shkuan, pra, dhe trupi i pajetë i Llukës u gjet gjysmë ore pas kohës në të cilën ai kishte vdekur, në bazë të analizave të ekspertëve. "
Për këtë proçes gjyqësor priteshin plot përgjigje jo vetëm nga ana e gjyqtarëve, por edhe familjes së punëtorit të ri, Viola gruaja e tij, 33 vjeçe, dhe vajza 6 vjeçare. Kur Lluka vdiq, ajo ishte vetëm 8 muajshe. Edmondi më pak se një muaj para se të vdiste kishte marrë shtetësinë italiane. Ai adhuronte të merrte të bijën në krahë dhe të luante me të.
Ai i tha asaj: "Ne do të kemi një të ardhme këtu. Të gjithë së bashku.”





