31 janar 2015 –  Benet Bashaj, 33 vjeç dhe Altin Dushaj, 32 vjeç që të dy me precedentë penalë, u arrestuan nga karabinierët e Peruxhias për një serial vjedhjesh. Dy hajdutët shqiptarë vidhnin furgonë apo vetura dhe i përdornin për të kryer vjedhje apo grabitje në banesa të ndryshme.

Pasi kryenin vjedhjen e rradhës, ata braktisnin makinën e vjedhur. Kjo metodë “pune” u kishte rezultuar e suksesshme, deri kur karabinieria instaloi në një makinë të vjedhur pajisje GPS dhe përgjues bisedash. Duke ndjekur makinën e vjedhur dhe duke bërë përkthim të njëkohshëm të bisedës së dy hajdutëve në makinë,  karabinierët zbuluan “strofkën”, ku strehoheshin dy hajdutët. Pas arrestimit karabinierët gjetën në shtëpinë e dy hajdutëve para kesh dhe arturina të vjedhura me vlerë rreth 100 000 euro.

Hajdutët, vetëm gjysmën e dytë të janarit kishin vjedhur 2 vetura Fiat Punto, një veturë Subaru, një Alfa 146 dhe një Volvo, në të cilën u instalua pajisja GPS dhe përgjuesit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/