Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Romë. Viktima quhet Petrit Caka. Alarmin e ngriti gruaja e tij, e cila e gjeti të mbuluar me gjak në katin e fundit të pallatit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe urgjenca, por nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë shqiptarin. Caka kishte 3 fëmijë. Në fytyrën e shqiptarit kishte lëndime dhe prerje me thikë. Sipas autoriteteve para se të ekzekutohej ai është dhunuar.  

Hetuesit besojnë se autori i vrasjes mund të ketë lënë gjurmë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e tij. Mendohet se ai është goditur me një mjet prerës, thikë ose hanxhar.

Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari frekuentonte kazinotë. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë për ndonjë borxh.