22 janar 2015 –  Dy hajdutë shqiptarë grabitën me dhunë një 88 vjeçar italian në banesën e vet në fshat, në Provincën e Astit. Dy grabitësit pasi i hapën derën e banesës me kacavidë me kërcënime dhe duke e goditur e detyruan pensionistin e shkretë t'u dorëzonte 300 euro si edhe sende të tjera me vlerë përfshirë dy orë dore. Britmat e plakut alarmuan fqinjët, që i telefonuan policisë.

Me mbërritjen e policisë, dy hajdutët shqiptarë u përpoqën t’ia mbathnin duke u hedhur nga një dritare 5 metra e lartë. Njëri prej tyre, Ramadan Gorja, 25 vjeç u kap nga policët i plagosur. Ai kishte thyer kaviljen, kur u hodh nga dritarja.

Pasi vuri kaviljen në allci në spital, ai u dërgua në qeli. Ndërkohë policia arrestoi edhe hajdutin e dytë po shqiptar 27 vjecçar (emri nuk bëhet i ditur për arësye hetimi). Hajduti i dytë kishte thyer gjithashtu kaviljen dhe ishte drejtuar për t'u mjekuar në klinikën e ndihmës së shpejtë në qytetin e Albës. Personeli mjekësor, ndërsa po ia vinte kaviljen në allçi, i telefonoi policisë, e cila e arrestoi më pas hajdutin shqiptar.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/