DURRËS, 24 janar 2014 –Policia e qytetit italian Rovigo arrestoi 38-vjeçarin shqiptar Shpëtim Seferi, pasi i gjeti në bagazhin e makinës 500 gramë heroine. Emigranti nuk kishte precedentë penalë dhe punonte ligjërisht si truprojë në një diskotekë në Rovigo, njofton agjencia e lajmeve ANSA.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





