10 Mars 2015 – Mediat italiane po japin hollësi të reja për operacionin antidrogë të Rojes së Financës në disa qytete italiane. Tashmë numri i të arrestuarve ka shkuar në 25 persona dhe 17 prej tyre janë shqiptarë. Janë publikuar vetëm inicialet dhe fotot e të arrestuarve. Ata janë:
J.J. 37 vjec, S.J. 35 vjec, M.E. 38 vjec, H. A. 35 vjec, H.E. 38 vjec, H.H. 31 vjec, S.M. 29 vjec, M.F. 27 vjec, M.E. 38 vjec, A.B. 38 vjec, B.F. 23 vjec (femër), H.R. 37 vjec, Z.A. 38 vjec, Q.I. 30 vjec, H.R. 50 vjec dhe L.E. 27 vjec.
Gjatë gjithë operacionit u kapën: 30 Kg. kokainë e ardhur nga Spanja, Belgjika dhe Holanda, 2 ton marijuanë e prodhimit shqiptar e ardhur direkt nga Shqipëria (me motorskafë dhe anije tregtare) si edhe nga Greqia. U sekuestruan 32 000 euro në kesh, 7 vetura luksoze, 2 furgonë, 2 motorskafë, 1 autokarro, 3 peshore, 1 presë për presim droge. U sekuestruan gjithashtu 1 magazinë, 5 automjete të tjera të tipeve të ndryshme, 7 llogari bankare pasuri këto me vlerë të përgjithshme mbi 600 000 euro.
Gj.Th Agjencia e Lajmeve "DYRRAH/





