DURRËS, 26 janar 2014 – Të shtunën, 25 janar 2014, në mëngjes, karabinierët italianë kapën pranë San Fokas në krahinën e Leces 186 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria.
Droga u gjet rreth 500 metra larg nga bregu i detit,në një vilë, që përdorej për pushime në sezonin veror.
Plazhi i San Fokës dhe plazhi i San Kataldos janë dy pikat e preferuara për zbarkimin e drogës, klandestinëve dhe armëve, që transportohen me skafe nga Shqipëria për në Itali.
Po afër San Fokës këtë javë u kapën nga financierët italianë 150 kg kanabis, duke e çuar në një ton drogën e kapur vetëm në rajonin e Puljes që nga 1 janari 2014 e deri më sot.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





