DURRËS, 14 shkurt 2014 – Karabinierët italianë me anë të operacionit të koduar “Lupin” arrestuan tre shqiptarë anëtarë të një bande hajdutësh. Besmir Milloshi 29 vjeç (në foto), Arben Kurti 27 vjeç dhe Valdrin Gecaj 21 vjeç, që të tre banues në Torino janë autorët të mbi 20 vjedhjeve shtëpish këta tre muajt e fundit. Banda ishte shumë e kujdesshme për t’i shpëtuar mbikëqyrjes së forcave ligj-zbatuese italiane. Kështu ata zhvendoseshin me tren nga një qytet në tjetrin për të mos rënë në sy të organeve të rendit. Vidhnin para, sende të arta, pajisje elektronike me përmasa të vogla si celularë, tableta, PSP apo laptopë, me qëllim që të mos kishin problem transportin dhe fshehjen e këtyre sendeve të vjedhura. Prokurorëve të qytetit të Kuneos u ka bërë përshtypje edhe anglishtja thuajse e përsosur me theks amerikan të shtetit të Ajovës e përdorur nga Milloshi për të komunikuar me abonentë jashtë Italisë. /përgatiti gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Itali. Kapen 3 vjedhës shqiptarë: Besmir Milloshi, Arben Kurti, Valdrin Gecaj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?
Nora Istrefi dhe Robert Berisha e çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër
Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj
Broja shënon gol dhe shpëton Burnley-n, trajneri: Do më pyesin pse nuk e aktivizova që nga fillimi





