DURRËS, 5 shkurt 2014 –Karabinieria e krahinës së Trevizos ka arrestuar për një varg grabitjesh dy kushërinj nga Kruja, D. K 33 vjeç (në foto) dhe B. K. 28 vjeç. Dy kushërinjtë kishin grabitur zbukurime ari, kompjuterë, celularë, bizhuteri televizorë etj., që u shiteshin argjendarive apo blerësve të specializuar të sendeve të vjedhura. Vlera e sendeve të vjedhura shkon rreth 20 000 euro. Hajdutët i kishin vjedhur edhe “Audi-n A8” një biznesmeni të njohur vendas. Të arrestuarve iu sekuestruan edhe 5 000 euro në kesh. Gjatë arrestimit dy hajdutët u përleshën me karabinierët, duke marrë plagë të lehta në fytyrë, dhe në gjymtyrët e poshtëm.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





