Policia italiane e qytetit të Breshias ka arrestuar gjatë një kontrolli rrugor shqiptarin K. A., i datëlindjes 1992, rezident në Gjermani. Në makinën e tij janë gjetur fshehur në pjesën e motorit 15 kg kokainë e pastër, e ndare në 14 pako. Mungesa e motivimit të udhëtimit në Itali nga ana e shqiptarit ka shtuar dyshimet e policisë rrugore italiane, e cila ka shoqëruar makinën e shqiptarit në stacionin më të afërt policor. Pas një kontrolli të specializuar është identifikuar modifikimi i makinës në pjesën e poshtme të motorit, ku janë gjetur rreth 15 kg kokainë e pastër, e ndarë në 14 pako. Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim ekonomik prej 1 milionë e 500 mijë euro.
Itali, kapet shqiptari me 15 kilogramë kokainë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Ilir Meta donte Blendi Klosin, unë Erion Veliajn”, Kryemadhi del nga GJKKO: Do shohim mesazhet e mia me Edi Ramën në 2014-ën
“S’ka shtet, por hajdutë”/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, grushte dhe përplasje me policinë: Këtu duhet ardhur me pushkë
“Jam e tmerruar nga Inteligjenca Artificiale” – Khloe Kardashian: Videot e babait tim të krijuara me IA më japin të dridhura!
Ministri i Financave: Rivlerësimi i pasurive jashtë Tiranës do të bëhet vetëm me vlerësues privat me pagesë





