Policia e Shtetit, në Itali, ka arrestuar një shqiptar 49 vjeç, pasi në makinë i’u gjetën 6 kg kokainë e pastër. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet publik, e kishte fshehur drogën poshtë kamios së makinës së tij, tip “Skoda”, me targa gjermane, me të cilën po udhëtonte.
Ai banonte në Gjermani, ndonëse ishte rezident në qytetin e Firences, në Itali. Sipas autoriteteve italiane, droga kishte destinacion Milanon, Bolonjën, Ankonën dhe Forlin. Vlera e drogës në treg përllogaritet në 1 miljon euro.





